Dimkovski: Që nga fillimi i vitit, janë paguar 85 milion euro për subvencione, së shpejti edhe pagesa e subvencionit prej 400 denarë për qengjin e dorëzuar

28.4.2020 21:25:00


Që nga fillimi i vitit, janë paguar 85 milion euro për subvencione, me të cilat janë  shlyer të gjitha masat themelore, tha Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, në emisionin e sotëm në "Top Temë" në Telma TV.

"Nuk ka shkurtim të buxhetit për subvencione dhe ato paguhen rregullisht. Sot, janë transferuar rreth 110 milion denarë për detyrime të mbetura dhe gjëja e parë që do të paguhet do të jetë subvencioni shtesë prej 400 denarë për qengjin e dorëzuar në thertore të regjistruara si dhe masa shtesë prej 700 denarë për qengj të lënë femër", shtoi Dimkovski.

Ai theksoi se për shkak të eksportit të zvogëluar të qengjit si pasojë e pandemisë globale, mbështetja totale financiare për qengjin e lënë femër është rritur në 2.500 denarë, që në një farë mënyre nënkupton subvencionimin e gjithë vlerës së qengjit.

Sa i përket kartelave të gjelbërta për karburant të subvencionuar për makineri bujqësore, Ministri Dimkovski theksoi se tëheqja e kartelave të gjelbërta për vitin 2019 është deri në fund të këtij muaji, pritet të mbarojë ky afat dhe të fillojë shpërndarja e kartelave të gjelbërta për 2020, përkatësisht të marra në subvencione të aplikuara për vitin 2019. Këtë vit, subvencioni për të mbuluar harxhimet e karburantit është 50 përqind. Dimkovski njoftoi se ky proces mund të fillojë gjatë muajit tjetër.

Në emisionin e sotëm në Telma TV, Ministri Dimkovski theksoi se me qëllim  për të ndihmuar prodhuesit e lakrës, Qeveria sot miratoi një masë ndërhyrëse për një subvencion shtesë prej 3 denarësh për lakrën e shitur tek blerësit e regjistruar.

Duke iu përgjigjur pyetjeve nga fermerët, Dimkovski theksoi se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Banka Botërore po punojnë për një projekt madhor për modernizimin e bujqësisë me të cilin do të ndërtohen tre qendra grumbulluese, dy më të vogla dhe një platformë agroushqimore e cila do jetë e vendosur në Shkup dhe e cila do t’i shërbejë jo vetëm vendit tonë, por edhe vendeve të rajonit.

"Procedura për ndërtimin e qendrave grrumbulluese është duke u zhvilluar dhe se menjëherë pasi në Parlament të miratohet Ligji për borxhin, do të fillohet me investime në ndërtimin e qendrave grrumbulluese  në Shkup, Prespë dhe Strumicë", tha Dimkovski.

I pyetur nga fermerët për modelin e ri për mbrojtjen nga fatkeqësitë e motit, Dimkovski tha se nga fillimi i muajit të ardhshëm, fillon mbrojtja aktive nga breshëri me mbjelljen ajrore të reve me jodid argjendi, gjë që do t'i parandalojë fermerët të pësojnë humbje për shkak të stuhive. Administrata Hidrometeorologjike ka përfunduar elaboratet, tenderi ka përfunduar, dhe këto ditë pritet që të nënshkruhet marrëveshja me ofertuesin e zgjedhur më të favorshëm dhe nga fillimi i muajit të ardhshëm ky projekt të mund të funksionojë.

Share