Kartelat e vitit të kaluar për naftën e gjelbërt të shfrytëzohen deri në fund të muajit prill.

29.4.2020 18:00:00


Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural informon të gjithë shfrytëzuesit për masën "Nafta e gjelbërt" se afati për kartelat e vitit të kaluar për mbushjen me  karburant "euro dizel" për makineri bujqësore skadon në 30 prill të vitit 2020.

Ju bëjmë thirrje të gjithë fermerëve, nëse ata ende kanë mjete për mbushje me karburant për makineri bujqësore të pa shfrytëzuara, ti shfrytëzojnë ato, sepse pas 30 Prillit, kartelat do të bllokohen.

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural ka përfunduar tashmë procedurën e tenderit dhe brenda një periudhe jo më të gjatë se 60 ditë, kompania e zgjedhur do të duhet të shtypë dhe dorëzojë kartelat deri në Agjencion, pasi të njëjtat do të shpërndahen tek fermerët.

Këtë vit, kjo masë do të mbulojë 50% nga kostoja për prodhim. Vitin e kaluar, kur kjo masë u prezantua për herë të parë, ajo mbuloi vetëm 30% të kostos së prodhimit të përcaktuar sipas metodologjisë.

Kush sa të holla do të merr në kartelë do të varet nga lloji i prodhimit që ka paraqitur për subvencione. Përqindja e mbështetjes është parashikuar tashmë në program. Me "kartelat e gjelbërta" të personalizuara dhe sasinë e disponueshme me to edhe këtë vit, sikurse vitin e kaluar, mund të mbushet vetëm "euro diesel" për makineri bujqësore. Sipas parashikimeve, këtë vit kjo masë do të përfshijë rreth 60,000 fermerë dhe përmes kësaj mase 280,000,000 denarë do t'ju kthehen fermerëve.

Me këto mjete do të ndihmojmë të zvogëlojmë kostot e prodhimit të fermerëve, gjë që i bën fermerët vendas më konkurrues në treg.

Share