MBPEU: Njoftim për rregullat për lëvizjen e të gjithë fermerëve gjatë festave të Pashkëve, në periudhën gjatë së cilës zgjat ndalimi i lëvizjes duke filluar nga 17 Prill e Premte nga ora 16:00, deri 21 Prill e Martë deri në ora 05:00

16.4.2020 11:00:00


Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave informon të gjithë fermerët që kanë nevojë të kryejnë aktivitete bujqësore gjatë festave të Pashkëve, që lëvizja do të realizohet në të njëjtën mënyrë sipas rregullave të përcaktuara më parë:

- Fermerët që kanë detyrime pune në tokat e tyre bujqësore dhe ferma, të cilat janë të vendosura në zonën e fshatit ku ata jetojnë, mund të lëvizin gjatë ndalimit të lëvizjes, me qëllim të kryerjes së aktiviteteve të punës pa nxjerë leje për lëvizje.

 

- Fermerët, toka bujqësore ose fermat e të cilëve janë të vendosura jashtë fshatit / qytetit ku ata jetojnë dhe kanë nevojë të udhëtojnë nga një fshat në tjetrin, dhe që kanë detyrime pune të lidhura me prodhimin, detyrimisht duhet të marrin një leje për lëvizje. Nxjerrja e lejeve për ata fermerë që duhet të udhëtojnë nga vendi i tyre i banimit në vendin ku ndodhet toka e tyre bujqësore ose ferma e tyre, do të zbatohet si më parë, duke dërguar të dhëna në Njësitë Rajonale të MBPEU. Të gjitha lejet e dhëna deri më tani vazhdojnë të jenë të vlefshme deri në fund të gjendjes së jashtëzakonshme.

 

- Fermerët që nuk janë të regjistruar në Regjistrin e vetëm të Ekonomive Bujqësore dhe që kanë nevojë për të kryer aktivitete bujqësore, duhet që përmes një thirrje telefonike të informojnë Shtabin Komunal të Krizave në vendin ku jetojnë, për te paraqitur nevojën për aktivitet të përditshme bujqësore. Fermerët e paregjistruar duhet të njoftojnë nevojën për lëvizje në Shtabin Komunal të Krizave, një ditë përpara dhe jo më vonë se ora 20:00. Duke vepruar kështu, ata duhet të përcaktojnë kohën dhe vendin e saktë të kryerjes së aktiviteteve bujqësore. Ju kujtojmë se Shtabi Komunal i Krizave nuk do të lëshojë leje për lëvizje, por vetëm do të evidentojë fermerët që kanë bërë kërkesë për lëvizje të papenguar për shkak të aktiviteteve bujqësore, dhe më pas lista e personave do të dorëzohet në njësitë organizative të policisë kompetente (Departament, Stacion).

- Për fermerët mbi 67 vjeç, vazhdon të jetë e vlevshme ndalesa për dhënien e lejes për lëvizje. Gjatë festave të Pashkëve, me një vendim të Qeverisë, për personat mbi 67 vjet do të ketë një ndalim të plotë për lëvizje. Për të realizuar aktivitetet aktuale të ekonomive bujqësore, ku pronari është një fermer i regjistruar më i vjetër se 67 vjet, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të tyre dhe zvogëlimit të rrezikut të infeksionit me Covid - 19, dhe për të mos pasur ndërprerje në kryerjen e aktiviteteve bujqësore të pranverës, leja për lëvizje i lëshohet një antari më të ri të familjes përmes Njësive Rajonale të MBPEU. 

Ne u bëjmë thirrje fermerëve që të respektojnë rekomandimet e reja të Qeverisë dhe të shfrytëzojnë  lëvizjen ekskluzivisht për detyrime pune, në mënyrë që të kontribuojnë bashkërisht në ballafaqimin e koronavirusit në vendin tonë.

Share