Dimkovski: Po marrim masa për të zbutur pasojat e pandemisë lidhur me bujqësinë dhe zhvillimin rural

16.4.2020 10:00:00


Sot, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski zhvilloi një konferencë për shtyp ku bëri të ditur se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të sigurojë të gjitha kushtet e nevojshme për prodhimin e qëndrueshëm bujqësor, vendosje dhe do të përgjigjet në kërkesat e fermerëve.

Ministri Dimkovski theksoi se prodhimi i ushqimit duhet të vazhdojë të zhvillohet pa ndërprerje në periudhën e ardhshme dhe fermerët duhet të vazhdojnë aktivitetet e tyre të punës, ndërsa Qeveria po merr masa për të zbutur pasojat e pandemisë lidhur me  bujqësinë dhe zhvillimin rural.

Në periudhën e kaluar, si ministri e linjës, ne kemi marrë masa që do të ndihmojnë fermerët dhe biznesmenët nga agro-sektori, në këtë gjendje të jashtëzakonshme të kenë një prodhimtari bujqësore fitimprurëse dhe vendosje të produkteve: Afati i pagesës së qirasë vjetore për tokën bujqësore shtetërore për vitin 2019 dhe për mos prishjen e kontratave vazhdon deri më 12 nëntor 2020. Afati për lidhjen e kontratave për prodhimin dhe blerjen e duhanit nga korrja e vitit 2020 vazhdon deri më 30 prill. Janë lënë në pritje afatet për të gjitha thirrjet publike për paraqitjen e projekteve dhe realizimin e investimeve nga Programet Kombëtare dhe programi IPARD 2. Ndihma totale financiare për qengjin femër është rritur në 2.500 denarë për kokë, tha Dimkovski

Në të njëjtën kohë, Dimkovski theksoi se deri më tani nuk ka presion mbi sigurinë e ushqimit, por fermerët po përballen me vështirësi në vendosjen e produkteve bujqësore.

Kjo është edhe arsyeja pse MBPEU ka vënë në funksionim platformën "Ofertë / Kërkesë" që të gjithë fermerët mund ta shfrytëzojnë. U bëj thirrje të gjithë  fermerëve të përdorin platformën "Ofertë / Kërkesë", e paraqitur nga Ministria e Bujqësisë, përmes së cilës do të mund të ofrojnë produktet e tyre. Për të mbrojtur prodhimin e brendshëm, unë u bëj thirrje qytetarëve të blejnë produkte vendase, të cilat do të mbështesin prodhimin vendas. Korridoret e gjelbërta për transport më të shpejtë të mallrave tashmë funksionojnë dhe kjo do të lehtësojë ndjeshëm tregtinë e produkteve bujqësore. ", Tha Dimkovski.

Përveç kësaj mbështetjeje, Ministri Dimkovski tha se fermerët që janë të vetëpunësuar, dhe janë të regjistruar në bazë të Ligjit për kompanitë tregtare, do të kenë mundësinë të përdorin një pjesë të paketës ekonomike të masave, siç është mbështetja financiare prej 14.500 denarë për muajin prill dhe maj.

Share