Është zgjatur afati për pagimin e qirasë të vitit të kaluar për shfrytëzimin e tokës bujqësore shtetërore

14.4.2020 12:00:00


Në seancën e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi një Dekret me të cilën u  zgjat afati i pagesës së qirasë për shfytëzimin e tokës bujqësore shtetërore deri më 31 tetor të vitit 2020. Që nga kjo datë, nuk mund të prishen kontratat për qiranë vjetore të papaguar të fermerëve që nuk kanë mundur të  shlyejnë këtë detyrim.

Kjo është një nga masat me të cilën MBPEU do të ndihmojë fermerët që shfrytëzojnë tokë bujqësore në pronësi të shtetit për të kapërcyer vështirësitë ekonomike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

Share