UDHËZIME ME FUQI LIGJORE PËR ZBATIMIN E LIGJIT PËR PRODUKTET PËR MBROJTJEN E BIMËVE, PLEHRAVE BIOSTIMULATORË DHE PËRMIRËSUESËVE TË VETIVE TË TOKËS PËR PERIUDHËN E GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME

14.4.2020 11:00:00


Duke pasur parasysh gjendjen e jashtëzakonshme në vend, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave i propozoi Qeverisë të miratojë një dekret me fuqi ligjore, në mënyrë që të mundësojë funksionimin normal të shtetit dhe mbrojtjen e shëndetit publik, parandalimin e përhapjes së Coronavirusit (COVID 19) dhe prodhimin në sasi të mjaftueshme të ushqimit nga prodhimi parësor bujqësor.

 

MBPEU informon se në periudhën e ardhëshme, gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, përveç atyre ekzistuese do të zbatohen vendime të reja për miratim për tregtimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve, të dhëna në bazë të një leje të lëshuar nga një shtet anëtar i Bashkimit Evropian, gjatë kohëzgjatjes të gjendjes së jashtëzakonshme dispozitat e këtij dekreti do të zbatohen me një fuqi ligjore që u mundëson operatorëve ekonomikë që importojnë dhe të fusin në qarkullim kimikatet e përdorura në bujqësi, të fusin në qarkullim produktet për të cilat më parë kanë marë leje nga Ministria për vendosjes në treg.

Vendimet  për miratimin e lëshimit në treg të produkteve për mbrojtjen e bimëve, plehrave biostimulues dhe përmirësuesit e vetive të tokës, të lëshuara në bazë të një leje të dhënë nga një shtet anëtar i Bashkimit Evropian, periudha e vlefshmërisë së të cilit ka skaduar ose skadon gjatë kohëzgjatjes të gjendjes së jashtëzakonshme, vazhdojnë të jenë të vlefshme gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe 90 ditë nga përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme.

Këto dispozita hyjnë në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut

MBPEU është në fazën e fundit të integrimit për lëshimin e licencave elektronike, për të cilat operatorët ekonomikë duhet të sigurojnë nënshkrime digjitale dhe vula për paraqitjen e këtyre kërkesave tek cilido transportues elektronik ose përmes https://uslugi.gov.mk/ për të cilin është e nevojshme për të regjistruar një profil në këtë portal elektronik.

Share