MBPEU: Njoftim për rregullat e lëvizjes për të gjithë fermerët që nuk janë të evidentuar në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore

10.4.2020 14:30:00


Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave informon të gjithë fermerët që nuk janë të evidentuar në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore, të cilët kanë nevojë për kryerjen e aktiviteteve bujqësore gjatë fundjavës (11-12.04.2020), duhet të thërrasin në telefon deri tek Shtabet Komunale të Krizave në vendin ku jetojnë për ti informuar dhe njoftuar për nevojën që kanë për të kryer veprimtari të përditshme bujqësore.
Nevojën për lëvizje fermerët e paregjistruar duhet ta paraqesin në Shtabet e Krizave, një ditë përpara jo më vonë se ora 20:00. Duke përcaktuar kohën dhe vendin e saktë se kur dhe ku do ti realizojnë aktivitetet bujqësore.
Ju kujtojmë se Shtabet Komunale të Krizave nuk do të lëshojë leje për lëvizje, por vetë do ti evidentojnë fermerët që kanë bërë kërkesë për lëvizje të pandërprerë për shkak të aktiviteteve bujqësore, dhe më pas lista e personave do të dorëzohet në njësitë organizative kompetente të policisë (Departament, Stacion).
Në këtë mënyrë, fermerëve të paregjistruar do tju bëhet e mundur lëvizje e pandërprerë gjatë fundjavës, në mënyrë që të kryejnë aktivitetet bujqësore.

Share