Pezullohen të gjitha afatet për thirrjet e hapura nga programet Kombëtare dhe IPARD Programi

10.4.2020 12:00:00


Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka nxjerrë një Dekret që pezullon të gjitha afatet për thirrje të hapura për Programet Kombëtar dhe IPARD 2 Programit, tha në konferencën e sotme për shtyp Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski dhe Drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimi Rural Nikolçe Babovski.
Qëllimi i miratimit të Dekretit është për shkak të gjendjes aktuale të jashtëzakonshme e shkaktuar nga pandemia e virusit KOVID-19, dhe me qëllim për tju dalë në ndihmë të gjithë shfrytëzuesve të ndihmës financiare nga Agjensia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
"Këtë periudhë shfrytëzoheni për përgatitjen e projekteve cilësore dhe për prodhimin e ushqimit shtëpiak, dhe pas gjendjes së jashtëzakonshme, të gjithë sëbashku të plotësojmë edhe pjesën administrative, të cilën tani e kemi lënë në pritje. Ju inkurajoj të gjithëve, në këtë periudhë të vazhdojmë me prodhimin e brendshëm të produkteve bujqësore dhe përpunimin e tyre, sepse vetëm në këtë mënyrë, ne mund të ballafaqohemi së bashku me çdo sfidë dhe të mundësojmë zhvillim ”, tha Ministri Dimkovski.
Sipas Dekretit të miratuar gjatë gjendjes së jashtëzakonshme ndalon rrjedha e afatetve për paraqitjen e kërkesave për mbështetje financiare sipas IPARD 2 ashtu dhe sipas Programeve Kombëtare, të njëjtat do të vazhdojnë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Me miratimin e këtij dekreti, pushon së rrjedhuri procesi për paraqitjen e kërkesave për masën 1 "Investimet në mjete materiale të ekonomive bujqësore" nga Programi IPARD 2.
Njoftimi duhej të jetë i hapur deri më 29 prill, por ky afat tani nuk është në fuqi. Afati i ri për paraqitjen e aplikimeve do të njoftohet më tej dhe kjo do të varet nga se kur do të hiqen masat emergjente të marra nga Qeveria e RMV.
Drejtori i Agjencionit, Babovski, sqaroi se kjo u jep mundësi personave të interesuar fizik dhe juridik që duan të aplikojnë dhe për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme me "KOVID - 19" nuk janë në gjendje të mbledhin dokumentacionin e nevojshëm, që ata të munden kur të normalizohet e gjithë situata, të mbledhin dokumentet e nevojshme dhe ti dorëzojnë pranë Agjencionit brenda afatit që do të përcaktohet.
"Përmes këtyre grupeve të masave, ne sigurojmë zvogëlimin e pasojave të dëmshme që mund ti kenë palët në procedurë me humbjen e disa të drejtave për ndihmë financiare për shkak të mos përmbushjes së afateve ligjore për prokurimin e pajisjeve për të cilat ata lidhën kontrata dhe për shkak të situatës emergjente dhe jo për fajin e tyre, si dhe nuk kanë mundësi që të paraqesin dokumentet në kohë, ose të përfundojnë projekte për të cilat kanë nënshkruar kontrata. Në këtë mënyrë, ne duam t'ju çlirojmë nga ndjekja e afateve dhe krijimi i presionit shtesë, "tha drejtori Babovski.
Aplikantët të cilët më parë kanë nënshkruar marrëveshje me Agjencionin, për realizimin e investimeve do të marrin një zgjatje të afateve që do të fillojnë të rrjedhin pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

Share