MBPEU: Afati për lidhjen e marrëveshjeve për prodhimin dhe blerjen e duhanit për korrjen e vitit 2020 është zgjatur deri më 30 prill

7.4.2020 11:00:00


Në seancën e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut vendosi të zgjasë afatin ligjor për lidhjen e marëveshjeve për prodhimin dhe blerjen e duhanit për korrjen e vitit 2020, marrëveshje që lidhen nga prodhuesit e duhanit me blerësit e regjistruar të duhanit.

Me këtë vendim, në vënd deri më 31 mars, afati për lidhjen e marrëveshjeve zgjatet deri më 30 prill. Ky vendim u mor për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme të deklaruar në territorin e vendit për shkak të pandemisë së koronavirusit, për arsye të së cilës procesi i lidhjes së marrëveshjeve në mars nuk u zhvillua me të njëjtën dinamikë si në shkurt të vitit 2020.

Për këto arsye, në fillim të këtij muaji, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave bëri një analizë. Sipas raporteve të cilat dalin nga sistemi informativ për evidentimin e duhanit (ISET), nga korrja e vitit 2020 deri më 20 Prill janë nënshkruar 29.531 marrëveshje, duke mbuluar një sipërfaqe prej 11.936 hektarësh për një sasi të planifikuar prej rreth 22 654 ton duhan.

Në koordinim me kërkesë të kompanive blerëse dhe prodhuesve të duhanit, Qeveria pranoi sot propozimin për shtyrjen e afatit për lidhjen e marrëveshjeve për prodhimin dhe blerjen e duhanit, dmth ky afat vazhdon deri në fund të këtij muaji.

Share