Informacione dhe masa lidhur me parandalimin e virusit COVID-19 Filipçe: Miratohet qasje deri në fondin Solidar Evropian-në mënyrë të brabatrë me të gjithë shtetet evropiane do të marrim pjesë në procedurat e përpashkëta për furnizimin e materialeve dhe aparateve

2.4.2020 16:00:00


Në konferencën e sotme për shtyp, ministri i Shëndetësisë dr.Venko Filipçe, deklaroi se është hapur ueb faqe e re, për qasje më të lehtë për qytetarët deri te të gjitha informacionet lidhur me virusin korona në vend.


“Prej sot është në funksion ueb-faqja „koronavirus.gov.mk ku në një vend janë të mbledhura të gjitha informacionet lidhur me virusin korona, këshilla për mbrojtje, vetizolim i duhur,drejtime se si të njohim simptomat, lajmet ditore të cilat do të përditësohen dhe të cilat i ndajmë lidhur me temën dhe konferencat për shtyp dhe njëkohësisht përmes kumtesave. Mund të gjenden të gjitha informacionet lidhur me institucionet e tjera, Ministria e Punëve të Brendshme, për Politikë dhe Punë Sociale – gjithçka që duhet qytetarët të dinë. Këto përmbajtje mund të ndiqen edhe në rrjetet sociale dhe aplikacionin për celular i cili mund të merret”, potencoi ministri Filipçe.

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 342 testime – janë regjistruar 30 raste të reja të pacientëve me virus korona në vend. Në Shkup -12, Kumanovë -8, Prilep -9 dhe 1 rast në Kriva Pallankë. Me këtë numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar është 384 persona. Sipas vendbanimit, deri tani janë regjistruar raste në Shkup, Kumanovë, Dibër, Shtip, Prilep, Tetovë, Strugë, Veles, Manastir, Ohër, Kavadar, Gostivar, Gjevgjeli, Strumicë, Kriva Pallankë dhe Koçan. Deri tani janë bërë 4.117 teste.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive janë hospitalizuar 64 pacientë, gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar 6 pacientë të rinj, ndërsa 8 prej tyre janë me fotografi klinike më të rëndë. Disa pacientë janë në gjendje shumë të mirë, ata do të testohen gjatë ditëve të ardhshme me qëllim që të analizohen testet dhe në rast se rezultojnë negativ në dy raste ata do të shkarkohen”. E njëjta tani më filloi për 11 pacientë, prej të cilëve 28 gjenden në mjekim shtëpiak në Dibër”, tha ministri Filipçe.

Në Spitalin e Psikiatrisë në Demir Hisar, ka rast pozitiv – mjek, i regjistruar nëpërmjet Qendrës për Shëndet Publik në Prilep. Ai është simptomatik, megjithatë ka pasur amnezi pozitive epidemiologjike familjare. Është bërë test dhe është pozitiv, ndërsa duke marrë parasysh që ai ka pasur kontakt me kolegët në spitalin në Demir Hisar, janë bërë anketa epidemiologjike, janë marrë masa dhe rekomandim për vetizolim në psikiatritë në spital.

Në kuadër të Ministrisë bashkë me kolegët psikiatër nga Klinika në Shkup e organizuam punën në spitalin në Demir Hisar, bashkë me kolegët psikiatër nga institucionet tjera në Manastir dhe Prilep, deri në përfundimin e vetizolimit. Ata do të shpërndahen në këtë spital, ndërsa sipas nevojës do të kyçen edhe psikiatër nga Ohri, Kërçova, Gostivari dhe Tetova.

Të gjithë pacientët të cilëve do tu caktohet trajtim spitalor, do të dërgohen në qendrat tjera në Manastir, Ohër ose Prilep dhe në rast se ka indikacion për emergjencë, Klinika në Shkup, në çdo kohë do ti pranojë ata pacientë. Do të mbyllet Qendra për Shëndet Mental në Prilep, me të cilën praktikisht menaxhon Spitali Psikiatrik në Demir Hisar. Në ueb faqen e Klinikës për Psikiatri janë publikuar numrat e telefonit të kolegëve psikiatër, të cilët japin shërbim përmes tele-mjekësisë, tele- psikiatrisë, në çdo moment pacientët mund të konsultohen në rast se kanë nevojë”, theksoi ministri Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, zëvendëskryeministrja dhe ministre për Mbrotje, Radmilla Shekerinska dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, sot inpektuan punën e spitalit mobil që gjendet afër Klinikës Ingektive në Shkup.

Spitali në periudhën e ardhshme plotësisht do të vendoset në funksion, tani janë instaluar module mobile – po vendosen krevate, do të vendoset edhe lidhja e thatë me Klinikën. Kapaciteti i Klinikës Infektive është plotësuar 50 %, megjithatë konsiderojmë që tani është periudhë e mirë që të rriten kapacitetet për sa u përket krevateve spitalorë, duke pasur parasysh se këtu është qendra e ekspertizës e të gjithë specialistëve pas mjekësisë infektive, infermierët, patjetër të mbështetur nga të gjitha klinikat tjera në Shkup, të cilat tani punojnë me kapacitet të reduktuar- të gjitha në mënyrë që të jenë në gatishmëri nëse kanë nevojë për ndihmë, mbështetje e kolegëve në Klinikën Infektive në Shkup. Pjesë e edukimeve tani po zbatohet, nga më shumë Klinika veçse u zbatua edukimi përmes Organizatës Botërore Shëndetësore, lidhur me trajtimin, qasjen e pacientëve të infektuar nga virusi COVID – 19”, theksoi ministri Filipçe.

Lidhur me donacionet, ministri Filipçe njoftoi se është miratuar qasje deri në Fondin Solidar Evropian, që do të thotë që në mënyrë të barabartë me të gjitha vendet evropiane do të marrim pjesë në procedurat  e përbashkëta për furnizim të materialeve dhe aparateve. Gjithçka lidhur me nevojat e institucioneve shëndetësore për virusin korona, ne jemi të barabartë me vendet – anëtare të BE-së, që është përfitim i madh pas vendimit për fillim të negociatave për anëtarësim në BE. BE-ja i hap dyert dhe jemi të barabartë bashkë me vendet anëtare në gjithë këtë proces.

Holanda dha donacion një kabinet për diagnostifikim të virusit korona – bëhet fjalë për një makinë, kabinete për vetizolim, pajisje të tërësishme e cila duhet të instalohet dhe teste për 2.000 pacientë. Kjo praktikisht është laborator i cili do ta dyfishojë kapacitetin e laboratorit të tanishëm në Institutin për Shëndet Publik. Holanda këtë donacion e bëri përmes Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike me seli në Vienë dhe Organitatës Botërore të Shëndetit, për të cilën dua të shpreh falënderim të veçantë, si dhe për Ambasadën e Gjermanisë për donacionin e bërë. Morëm përsipër dhe tani më po përgatitet listat për publikimin e donatorëve në llogari, megjithatë edhe në pajisjen e Ministrisë së Shëndetësisë”, tha ministri Filipçe.

Lidhur me informacionet për pacientët me testet nga spitali “Sistina”, dua të them se ekziston mendim profesional nga Komisioni për Sëmundje Infektive, që i ndjek rekomandimet e OBSH-së dhe kjo është se për pacient pozitiv i cili u regjistrua si pacient i infektuar që do të bëjë test dhe i njëjti do të jetë pozitiv me prezencë të virusit.  Testet e antitrupave vetëm ngre dyshim se dikush është bartës i virusit dhe sepse te të gjithë të cilët i bëjnë këto teste për prezencë të virusit për tu konfirmuar sëmundja apo jo, gjegjësisht bartësi i virusit dhe në bazë të asaj të hyn në regjistrin e të infektuarve në vendin tonë dhe jo vetëm në vendin tonë, ky është kriter sipas të cilit regjistrohen pacientët në botë, në përputhje me rekomandimet e OBSH-së”, informoi ministri Filipçe.

Lidhur me testimin, sot është kryer analizë – kemi numër më të madh të testeve për 1 milionë banorë, në raport me të gjitha vendet në rajon, vetëm Sllovenia ka më shumë se ne – 4.117 që nga fillimi deri më tani. Domethënë mbi 2.000 në 1 milionë banorë që konsiderohet për numër i madh nga numri i përgjithshëm i vendeve në botë, ne jemi mes të parëve 30-40, që është rezultat i shkëlqyer dhe nuk bëhet fjalë vetëm për numër të testeve por edhe për qasje të përgjithshme drejt identifikimit të pacientëve, kontakteve të tyre, klastereve të sëmurëve

Po testohen pacientë pozitiv me simptome, po identifikohen kontaktet e tyre primare dhe u rekomandohet vetizolim. Duke testuar në këtë mënyrë kemi kontroll të tërësishëm dhe pasqyrë të trajtimit, gjegjësisht gjendja e pacientëve, për arsye se nuk është vetëm testi si numër, por edhe gjendja klinike e pacientit, përfshirë mjekun amë në kontroll, në ndjekjen e pacientëve, kontrolli i mëtejshëm pas përfundimit të mjekimit dhe zbatimi i testeve për kontroll pas periudhës së caktuar të mjekimit, që të dëshmohet testi negativ i virusit që do të thotë se pacienti është praktikisht i trajtuar. Në këtë moment, epidemiologët kanë konsensus absolut se ky model i qasjes nuk duhet të ndryshohet. Konsiderojmë që është mjaft i përshtatshëm duke pasur parasysh që jep rezultate të mira për sa i përket rritjes lineare dhe eksponenciale të numrit të rinj të pacientëve, po gjithmonë ka mundësi të del diçka nga planet për shkak se këto janë analiza, të dhëna statistike dhe të përsëris që në përputhje me këtë, me masat të cilat janë zbatuar, pikun e presim në fund të muajit prill”, potencoi ministri Filipçe.

Share