Informacione dhe masa lidhur me parandalimin e virusit COVID-19 Mbështetje psikologjike telefonike për gratë shtatzëna dhe gratë lehona, personat me çrregullime të dëgjimit, të të folurit dhe të zërit, si dhe mbështetje psikologjike në gjuhën shqipe gjatë periudhës së trajtimit të koronavirusit

3.4.2020 16:00:00


Ministria e Shëndetësisë informon se në bashkëpunim me Klinikën e Psikiatrisë, janë hapur edhe 3 numra të rinj telefonik për mbështetje psikologjike për gratë shtatzëna dhe gratë lehona, personat me çrregullime të dëgjimit, të të folurit, si dhe mbështetje psikologjike në gjuhën shqipe për personat në vetizolim gjatë periudhës me ballafaqimin me KOVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në numrat telefonik paraqiten persona profesional, psikiatër nga Klinika

* 078 / 378-766 - Gratë shtatzëna dhe gratë lehona që kanë nevojë për mbështetje psikologjike mund të këshillohen ndërmjet orës 09:00 - 16:00;

* 072 / 919-009 - Personat me çrregullime të dëgjimit, të të folurit mund të këshillohen ndërmjet orës 09:00 dhe 16:00 në këtë numër telefoni përmes aplikacionit "Viber";

* 070 / 291-657 - Ndihma psikologjike për personat në vet izolim në gjuhën shqipe është në këtë numër telefoni nga ora 09:00 - 16:00.

Për tju kujtuar, funksionojnë edhe numrat e tjerë për mbështetje psikologjike.

Prindërit e fëmijëve parashkollorë dhe të moshës shkollore mund të telefonojnë në numrin 072 / 912-676.

Të rriturit që janë në vetizolim mund të kërkojnë mbështetje psikologjike në numrin 072 / 919-009.

Kontakti telefonik i të rriturve në vetizolim dhe atyre me çrregullime dëgjimi, të foluri është i njëjtë, por komunikimi për personat e dytë është vetëm përmes aplikacionit Viber.

Në bashkëpunim me UNICEF-in dhe në partneritet me Klinikën Universitare të Psikiatrisë, janë vendosur linja shtesë për mbështetje psikologjike për prindërit dhe vetë fëmijët e moshës shkollore, çdo ditë pune nga ora 09:00 - 16:00:

* 078 / 378-728 - Për adoleshentët dhe prindërit e tyre

* 070 / 291-574 - Për prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara

Kujdesi shëndetësor mendor është po aq i rëndësishëm sa kujdesi shëndetësor fizik në kushtet e pandemisë së koronavirusit.

Share