MBPEU: Fermerët që kanë tokat bujqësore dhe fermat e vendosura në zonën e fshatit ku jetojnë do të mund të kryejnë aktivitetet e tyre të punës pa leje për lëvizje, ndërsa pjesa tjetër e fermerëve do të duhet të marrë leje për lëvizje.

6.4.2020 14:00:00


Lidhur me ndalimin e ri të lëvizjes që solli Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila hyn në fuqi nga dita e mërkurë 08.04.2020 , MBPEU informon fermerët :

📍 Fermerët që kanë detyrime pune në sipërfaqet e tyre bujqësore dhe në ferma që ndodhen në pjesën e fshatit në të cilin jetojnë mund të lëvizin gjatë ndalimit të lëvizjes për arsye të kryerjes të aktiviteteve të punës, pa nxjerrë leje për lëvizje.

📍Fermerët që kanë detyrime pune në sipërfaqet bujqësore të tyre dhe ferma që ndodhen jashtë fshatit në të cilin jetojnë dhe duhet të udhëtojnë, ndërsa kanë detyrime pune në lidhje me prodhimin, duhet të nxjerrin leje për lëvizje.

Nxjerrja e lejeve për ata fermerë që duhet të udhëtojnë nga vendi ku jetojnë deri tek lokacioni ku ndodhet toka bujqësore ose ferma e tyre, do të bëhet sipas parimit të vendosur më parë, përmes Njësive Rajonale të MBPEU. Deri më tani janë dhënë 3.491 leje për lëvizjen e fermerëve për të kryer detyrat e tyre. 

Ne u bëjmë thirrje fermerëve që të ndjekin rekomandimet e reja të Qeverisë, dhe të shfrytëzojnë lëvizjen për detyrime pune, në mënyrë që të kontribuojnë bashkarisht në ballafaqimin me koronavirusitn në vendin tonë.

Share