Dimkovski: Kopshtarët e hershëm nuk do të jenë të përfshirë në dalimin për lëvizje në fundjavë, bujqve të tjerë që kanë aktivitete të pashmangshme do t'u jepet leje.

27.3.2020 12:00:00


Duke pasur parasysh masat e reja të zgjeruara për të kufizuar lëvizjen gjatë fundjavëve nga ora 16:00 e pasdites deri në orën 05:00 të ditës së nesërme, të miratuara nga qeveria për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve nga koronavirusi, në seancën e djeshme të qeverisë u precizua mospërfshirja e disa bujqve në ndalimin e lëvizjes gjatë fundjavës,  Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski tha në deklaratën e sotme se për shkak të intensifikimit të sezonit të punimeve bujqësore, veçanërisht në fushën e kopshtarisë, në pjesën e ndalimit për lëvizje gjatë vikendeve bëjnë përjashtim bujqit që kultivojnë  kultura të hershme  kopshtare  dhe kanë aktivitete bujqësore të pashmangshme lidhur me prodhimin  në serra.

 

"Dmth që kjo kategori e bujqve nuk duhet t'u nxjer leje të veçanta. Por ne sugjerojmë që ky përjashtim të përdoret ekskluzivisht për aktivitetet bujqësore në serra. Për më tepër, bujqit e tjerë nga nënsektorët e tjerë, si blegtorët dhe të tjerët, nëse kanë aktivitete të pashmangshme lidhur me prodhimin bujqësor gjatë kohës së ndalimit të lëvizjes duhet të thërrasin në telefon në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe të lënë një adresë emaili për kontakt. Njësia rajonale verifikon të dhënat e paraqitura nga bujqit, ato I dërgon në MBPEU, e cila më pas i lëshon në Ministrinë e Shoqërisë  Informatike dhe prej aty lëshohet leja në e-mail-et e tyre”, tha Ministri Dimkovski.

Dimkovski deklaroi se seanca e djeshme e Qeverisë miratoi një dekret me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për tokën bujqësore. Kjo do të thotë që afatet e përcaktuara me Ligjin për tokën bujqësore për sjelljen e vendimit për fillimin e procedurave për mbledhjen e ofertave, që të cilat skadojnë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme do të ndalojnë së vepruari gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme. Të njëjtat do të fillojnë përsëri të vazhdojnë pasi të ketë përfunduar gjendja e jashtëzakonshme. Pasi të ketë përfunduar gjendja e jashtëzakonshme, përzgjedhja e ofertuesit më të favorshëm në procedurat e filluara me mbledhjen e ofertave për marrjen me qira të tokës bujqësore në pronësi të shtetit deri në 3 hektarë do të bëhet në përputhje me Rregulloren për Kriteret më të Afërta për Përzgjedhjen e Ofertuesit më të Favorshëm për Tokën Bujqësore e  cila mund të jepet  me qira.

Rregullat dhe kushtet për lirimin nga ora policore  e qytetarëve / bujqve të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë gjendjes së jashtëzakonshme në lidhje me virusin COVID-19:

 

1. Të drejtë për lëvizje ka vetëm një (1) anëtar i ekonomisë bujqësore

2. Nëse në ekonominë bujqësore ka anëtar me të ri se 67 vjeç, nuk jepet pëlqim për një person më të vjetër se 67 vjeç;

3. Kërkesat bëhen përmes telefonit ose me postë elektronike përmes njësive rajonale të  MBPEU (e cila duhet të verifikojë që aplikanti është regjistruar në Regjistrin e ekonomive bujqësore dhe nëse ka në ekonominë bujqësore një person më të ri se 67 vjeç;

4. Pëlqimi jepet vetëm për lëvizje nga adresa e vendbanimit deri në fermë nëse ferma është jashtë adresës së vendbanimit  dhe deri në fushë (serë) nëse është jashtë vendit të banimit;

5. Është e detyrueshme të futet PK e fushës ose fermës;

6. Lëvizja lejohet vetëm në relacion vendi ku banon - farmë (objekti, serë, fusha);

7. Pëlqimi lëshohet vetëm për atë kohë të përcaktuar nga aplikanti;

8. Detyrimisht të dhënat futen  në tabelë, në shtojcë e njëjta dorëzohet  çdo të hënë dhe vlen për javën aktuale;

9. Të gjitha shtesat gjatë javës janë të vlefshme aq sa vlen periudha (deri të hënën e parë për shembull nëse një kërkesë paraqitet të enjten do të jetë e vlefshme për periudhën nga e premtja deri të hënën);

10. Dorëzimi i të dhënave të rrejshme me të cilat rrezikohet shëndeti i përgjithshëm i qytetarëve dhe shkelet ora policore, është një vepër penale si për bujkun ashtu edhe për personin që ka futur të dhënat nga  NJR;

11. Tabela duhet të përmbajë një adresë emaili nga bujku (ose email në të cilin ai ka qasje) pasi sistemi gjeneron një leje për lëvizje dhe e dërgon atë në emailin e lënë nga bujku. Në rast se bujku nuk ka një adresë emaili, do të duhet të lini adresën tuaj të postës private ose zyrtare nga NJR dhe tja printoni dhe tja jepni bujkut.

Share