Informacione dhe masa lidhur me parandalimin e virusit COVID-19 E-mail-e dhe linja telefonike për të raportuar mosrespektimin e masave dhe rekomandimeve të qeverisë në luftën kundër KOVID-19

26.3.2020 11:00:00


Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshilli i Inspektimit apelojnë tek qytetarët që të raportojnë çdo parregullsi të konstatuar dhe mosrespektim të masave dhe rekomandimeve të qeverisë për të parandaluar përhapjen e infeksionit nga COVID-19.

Për reagim më efektiv  dhe përgjigje ndaj shkeljeve, inspektoratet kanë hapur adresa të reja emaili, dhe janë vendosur linja telefonike falas. Parregullsitë dhe ankesat mund të raportohen në emailet dhe numrat vijues:

 

-Inspektorati Shtetëror i Punës

 [email protected]

151 31 

 

- Inspektorati Shtetëror i Tregut

[email protected]

191

 

- Inspektoriati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor

 [email protected]

0800 255 55

 

-Agjencia e Ushqimit dhe  Veterinarisë

[email protected]

0800 3 2222

 

 

- Inspektorati Shtetëror i Transportit

[email protected]

 

- Agjencia për barna dhe pajisje mjekësore

[email protected]

 

Shërbimet e inspektimit me të gjitha kapacitetet e tyre vazhdojnë të punojnë intensivisht në terren. Pa përjashtim, kushdo që nuk zbaton masat qeveritare do të sanksionohet. Këto masa janë të sjellura në interes të shëndetit të qytetarëve dhe shëndetit publik dhe duhet të respektohen. Kërkojmë përgjegjësi nga çdo person juridik, nga çdo individ i shoqërisë sonë. Shëndeti publik varet nga të gjithë ne.

Share