Nga sot, në faqen e internetit të MBPEU është postuar një banderolë për qasje më të lehtë për bujqit deri tek aplikacioni i ri në faqen e Sistemit të Informacionit të Tregut Bujqësor
Ky aplikacion quhet "Ofertë-Kërkesë" dhe përmes tij bujqve ju mundësohet në këto kushte të gjendjes së jashtëzakonshme kur një pjesë e madhe e tregjeve (kvantashki, tregu i gjelbërt, tregu blegtoral) nuk janë funksional, megjithatë të mund të tregtojnë me produktetet e tyre. Aplikacioni mundëson:
• Të ofrohen ose kërkohen sasi dhe çmime të produkteve bujqësore ose bagëtive direkt nga ana e prodhuesve të produkteve bujqësore vendase,
• Të ofrohen ose kërkohen sasi dhe çmime të produkteve bujqësore ose bagëtive nga konsumatorët e interesuar, blerësit dhe tregtarët e produkteve vendase,
• Palët e interesuara (ofertuesit dhe kërkuesit) të gjejnë interes të përbashkët për të rënë dakord dhe të bëjnë një transaksion tregtar.
Qëllimi i këtij mjeti të dobishëm është të mundësojë qasje të shpejtë dhe të lehtë në të dhënat për sasitë në dispozicion dhe çmimet e produkteve bujqësore dhe bagëtive në kohë reale, si dhe monitorimin e vazhdueshëm dhe sigurimin e një përmbledhje transparente të produkteve bujqësore vendase dhe lëvizjes së çmimeve në tregjet bujqësore.
Aplikacioni "Ofertë-Kërkesë" i produkteve bujqësore mirëmbahet teknikisht dhe administrativisht nga Njësia për ZPIS në Sektorin e Analizës të Politikave Bujqësore të MBPEU.
Oferta ose kërkesa për produkte të caktuara bujqësore futet nga ana e reporterëve të tregut nga Njësitë Rajonale të MBPEU, nga ANZHB ose nga kompanitë e përfshira në sistemin ZPIS.
Ofertuesit e interesuar ose kërkuesit për një produkt të veçantë apo bagëti deri më tani iu janë referuar reporterëve të lartpërmendur, kanë plotësuar një formular specifik, e kanë nënshkruar atë dhe e kanë lënë tek reporteri i tregut. Bazuar në formular, reporteri paraqet ofertën ose kërkesën në sistem. Për të gjitha kërkesat dhe njoftimet reporterët ruajnë formularet për paraqitjen e ofertës ose kërkesës për një periudhë 1 vjeçare.
Në kushte të gjendjes të jashtëzakonshme siç është momentalisht e shkaktuar nga pandemia koronavirus, në përputhje me rekomandimet e Qeverisë për distancë sociale, ofertësit e interesuar ose kërkuesit e produkteve mund të paraqesin kërkesën duke shkarkuar së pari formularin "Kërkesë për Oferte" e vënë në aplikacion dhe pastaj formularin e plotësuar do ta dërgojnë me e-mail deri tek njësia rajonale e MBPEU ose tek ANZHB
Të gjithë ata që nuk janë në gjendje të përdorin internetin duhet të komunikojnë në telefon me njësinë rajonale të MBPEU ose ANZHB, ndërsa reporteri i tregut do të plotësojë një formular në emër të tyre dhe do të publikojë ofertën / kërkesën në sistem.
Oferta e plotë është në dispozicion duke klikuar në banderolën Ofertë-Kërkesë në faqen e MBPEU ose në faqen e ZPIS në linkun në vazhdim www.zpis.gov.mk dhe në http://ponudapobaruvacka.zpis.gov.mk/