Në krahasim me vitin e kaluar këtë vit eksporti i lakrave u rrit për 28 përqind

31.3.2020 12:00:00


Eksporti i lakrës këtë vit u rrit për 28% në krahasim me vitin e kaluar. Konkretisht, që nga fillimi i vitit, sipas Drejtorisë të Doganave, janë eksportuar 17,018 ton lakër, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur u eksportuan 13.227 ton lakër. Gjatë periudhës nga 27 Mars deri më 29 Mars, nga vendi ynë u eksportuan 1.676 ton lakër, që është më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar kur eksporti i lakrës ishte 1.001 ton. Këto të dhëna tregojnë se nuk ka ngadalësim të eksportit, përkundrazi ka një rritje të eksportit të lakrës. Nga ana tjetër, importi i lakrës nga fillimi i vitit deri më 29 mars është vetëm 1 ton.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave po monitoron blerjen e lakrës dhe produkteve të tjera bujqësore gjatë kësaj gjendje të jashtëzakonshme për shkak të shfaqjes së koronavirusit në vendin tonë. MBPEU është në komunikim të vazhdueshëm me prodhuesit, blerësit dhe eksportuesit, në mënyrë që të ketë eksport të pandërprerë të produkteve bujqësore.

Me qëllim të lehtësimit dhe përshpejtimit të transportit, Qeveria solli vendim për drejtuesit e kamionëve që kryejnë transportin të mos jetë e vlevshme masa 14-ditore në karantinë, përderisa ato respektojnë masat mbrojtëse, dmth mbrojtjen adekuate, dezinfektimin dhe lëvizjen. E njëjta gjë është vlen edhe për shoferët nga vendet e tjera.  Gjithashtu, për qëllime të transportit të pandërprerë (d.m.th. eksport / import) vendet në rajon dhe BE kanë rënë dakord për korridoret e gjelbërta për të lehtësuar transportin dhe tregtinë e produkteve primare.

Për të siguruar vendosjen e produkteve bujqësore vendase në këtë periudhë të pandemisë globale, në faqen e internetit të MBPEU, është vendosur një baner për qasje më të lehtë të fermerëve në aplikacionin e ri në faqen e Sistemit Informativ të Tregut Bujqësor (ZPIS). Kjo kërkesë titullohet "Ofertë-Kërkesë" dhe lejon fermerët në këto kushte emergjente kur disa tregje  nuk janë funksionale përsëri ato mund të tregtojnë produktet e tyre në tregun e brendshëm.

Share