Çmimi i blerjes së lakrës deri në 20 Prill – minimum 15 denarë për kilogram

31.3.2020 14:00:00


Çmimi i blerjes së lakrës deri në 20 prill do të jetë minimum 15 denarë për kilogram, kjo u dakordua sot në mbledhjen që e mbajti Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimovski, me blerësit e lakrës. Ky vendim është për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme dhe pasojave të shpërthimit të koronavirusit në sektorin e bujqësisë.

Gjatë kësaj periudhe, Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë do të kryejë më shumë kontrolle në mënyrë që të shmangë manipulimet me çmimin minimal të dakorduar.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave është në komunikim të vazhdueshëm me prodhuesit, blerësit dhe eksportuesit e të gjitha produkteve bujqësore në mënyrë që të ketë një eksport të qetë.

MBPEU vazhdon të monitorojë gjendjen e koronavirusit dhe pasojat e tij në sektorin e bujqësisë nëse është e nevojshme do të arrihet zgjedhje përmes masave ndërhyrëse për të mbrojtur bujqësinë.

Share