Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut: Të gjitha konkluzionet në favor të ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 janë të vlefshme deri në fund të periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme

21.3.2020 12:00:00


Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e saj të 25-të, më 21 Mars 2020, përveç konkluzioneve të miratuara, me qëllim të ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve shtesë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, gjithashtu miratoi një konkluzion që përcakton se të gjitha konkluzionet e sjellura në Qeveri me të cilat jepen masa, rekomandime dhe udhëzime për të gjithë organet e administratës shtetërore, ndërmarrjet publike të themeluara nga shteti, ndërmarrjet aksionare në pronësi të shtetit, agjencitë, fondet, entet, drejtoritë dhe të gjitha institucionet e tjera shtetërore janë të vlefshme deri në përfundimin  e peridhës së gjendjes së jashtëzakonshme. në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qeveria u tregon njësive të vetqeverisjes lokale, ndërmarrjeve publike dhe personave të tjerë juridikë të krijuar nga njësitë e vetqeverisjes lokale, si dhe sektorit privat, që të gjitha konkluzionet, masat, udhëzimet dhe rekomandimet kanë për qëllim ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve shtesë për parandalimin e përhapjes COVID-19 dhe janë të vlefshme deri në fund të gjendjes së jashtëzakonshme.

Share