Afati i ri i vazhduar prej 15 ditësh për paraqitjen e aplikacioneve për Masën 1 Investime në mjete materiale të ekonomive bujqësore "

25.3.2020 15:00:00


Agjencioni  për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për shkak të situatës së shfaqur me virusin "kovid 19", njofton të gjithë fermerët dhe ndërmarrjet  e agro-sektorit  se po vazhdon  për 15 ditë afatin e paraqitjes së aplikimeve për shfrytëzimin e mjeteve nga IPARD 2 Masa 1 "Investime në mjete materiale të ekonomive  bujqësore ”. Drejtori i Agjencionit, Nikolçe Babovski, përmes lajmërimit  sqaron se:

 

- Qëllimi i vazhdimit të afatit  është që të ndihmoen të gjithë fermerët në mënyrë që të paraqesin aplikime të plota dhe cilësore. Presim që me këtë periudhë shtesë do t'u mundësojmë palëve të interesuara të mbledhin të gjitha dokumentet e nevojshme për të përgatitur projekte investimesh që në të gjitha anët do të plotësojnë kushtet që janë  të përcaktuara në Programin IPARD, duke mundësuar kështu shfrytëzim më të madh të mjeteve "- sqaroi Babovski.

Afati i ri për paraqitjen e aplikimeve për IPARD 2 Masa 1 "Investimet në mjetet materiale të ekonomive bujqësore" është deri në fund të prillit, më saktësisht deri në 29 Prill 2020. Përmes Masës 1 mundësohet  avansimi  i ekonomive  bujqësore vendase si dhe avansimi  i ndërmarjeve  vendase nga agro-sektori.

Të gjithë ata që dëshirojnë të aplikojnë, kërkohet të paraqesin një kërkesë të kompletuar për përdorimin e Programit IPARD 2014-2020 dhe të gjithë dokumentacionin e kërkuar në një zarf të mbyllur të shënuar në pjesën e përparme të zarfit në këndin e sipërm të majtë "MOS E HAP" për  thirrjen publike IPARD numër  01 / 2020 dhe emërtimi i masës për të cilën bëhet kërkesa. Kërkesa mund të dërgohet me postë ose personalisht në arkivin e Agjencisë deri më 29 prill 2020.

Pas përfundimit të investimit, aplikanti është i detyruar t'i paraqesë Agjencisë një kërkesë për pagesë brenda afatit të përcaktuar në Marëveshjen për shfrytëimin e mjeteve.

Informacione më të hollësishme  mund të gjeni në kontakt telefonin (02) 3097-460 ose në adresën e emailit: [email protected] dhe uebfaqen: www.ipardpa.gov.mk.

Babovski sqaron se duke pasur parasysh gjendjen  me  Kovit 19 Agjencioni dhe e tërë struktura e IPARD-it, po shqyrtojnë të gjitha opsionet dhe po punojnë për të gjetur zgjidhje të përshtatshme që janë me interes për fermerët dhe shfrytëzuesit në lidhje me aplikimet, afatet, dhe realizimet e  projekteve nga IPARD programi, si dhe aplikimet dhe thirrjet për programe Kombëtare.

Publiku do të informohet për të gjitha lajmet dhe të gjitha vendimet e marra, sikurse më parë përmes lajmërimeve .

Share