Qeveria solli kufizime shtesë në lëvizjen e qytetarëve

23.3.2020 14:00:00


Në seancën e 26-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, u soll një vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në të gjithë vendin.

Ndalimi i lëvizjes për të gjithë qytetarët nga ora 21:00 deri në 06:00 zëvendësohet me kufizimin e lëvizjes nga 21:00 deri në 05:00 për shkak të turmave të krijuara në transportin publik dhe për shkak të nevojës që qytetarët të arrijnë në vendet e tyre të punës  në orët e mëngjesit.

Për më tepër, Qeveria solli vendim itë ndalohet  lëvizja e qytetarëve mbi 67 vjet nga ora 11:00 e mëngjesit deri në ora 05:00 të ditës së nesërme.

Qeveria mori edhe një vendim tjetër për të kufizuar lëvizjen e të rinjve deri në 18 vjet, për të cilët  ndalimi do të fillojë nga ora  21:00 dhe do të zgjasë deri në orën 12:00 të ditës së nesërme.

Vendimet e reja për kufizimin e lëvizjes do të hyjnë në fuqi në 24 Mars 2020.

Share