Dimkovski: Fermerët të respektojnë rekomandimet e Qeverisë për koronavirusin, është e mobilizuar e gjithë industria ushqimore dhe nuk ka vend për panik

20.3.2020 11:00:00


Sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski mbajti një konferencë për shtyp në lidhje  me përhapjen e koronavirusit në vendin tonë dhe rekomandimet për fermerët në gjendje të jashtëzakonshme.

Ministri Dimkovski deklaroi se kjo është një kohë kur të gjithë duhet të tregojmë përgjegjësi të përgjithëshme  dhe bashkërisht të respektojmë rekomandimet e Qeverisë për mbrojtje nga koronavirusi dhe përhapja e saj në vendin tonë.

Ai theksoi se përveç rreziqeve për shëndetin e njeriut, pasojat e kësaj pandemie globale do të ketë edhe  ekonomia, përfshirë sektorin bujqësor. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, monitoron çdo ditë situatën me përhapjen e virusit të koronës përsa i përket ndikimit në bujqësi.

"Ndodhemi në gjendje të jashtëzakonshme, por kjo nuk do të thotë që ne duhet të ndalojmë aktivitetet bujqësore dhe punën e ministrisë dhe institucioneve të tjera kompetente në drejtim të shërbimit të fermerëve. Agjencia për pagesa ashtu si më parë edhe tani  vazhdon të paguajë subvencione të rregullta.

MBPEU është duke punuar intensivisht në gjetjen e një zgjidhjeje për blerjen e qengjit. Synimi ynë është që qengji të eksportohet. Eksportet në Itali aktualisht janë duke u ngadalësuar për shkak të problemit të transportit. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me blerësit, dhe përveç tregjeve tradicionale si Italia, Kroacia, Greqia, kërkohen edhe tregje të tjera alternative për eksport të qengjit. MBPEU do të monitorojë situatën, dhe natyrisht nëse është e nevojshme, me masa të duhura do t'i ndihmojë blegtorët të mbulojnë humbjet, të cilat do të sillen së bashku dhe në komunikim me blegtorët dhe blerësit e qingjave ", tha Dimkovski.

Dimkovski theksoi se transporti i mallrave nuk është i ndaluar dhe do të bëhet nën protokollet e veçanta të sigurta. Aktualisht, Ministria e jonë e Punëve të Jashtme, së bashku me ministritë e jashtme të vendeve të tjera, po punojnë për të gjetur një protokoll të përbashkët transporti që do të lejojë një fluks të qetë të mallrave. Me prezantimin e një protokolli të përbashkët, transporti do të funksionojë pa probleme.

Qeveria vendosi  një ndalim për eksportet e grurit dhe miellit, në mënyrë që të mos prishë situatën e tregut të vendit, dhe të sigurojë sasi të mjaftueshme mielli në vend në kushte të rritjes të kërkesës për këto produkte.

Ministri Dimkovski u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të qetë sepse ka ushqim të mjaftueshëm, e gjithë industria ushqimore është e mobilizuar  dhe nuk ka vend për panik.

"Në vazhdë është mbjellja pranverore e misrit dhe lulediellit e cila duhet të vazhdojë pa pengesa,  të bëhet mbjellja e fushave. Rekomandimet e qeverisë në këtë gjendje të jashtëzakonshme gjithashtu duhet të respektohen  edhe në këtë fushë. Farmacitë bujqësore nuk do të mbyllen. Blerja e foragjereve me rregullimin e protokolleve të transportit do të vazhdojë pa probleme. E njëjta gjë vlen edhe për furnizimin e lëndëve të para, "tha Dimkovski.

Për arsye sigurie, tregjet e bagëtive janë mbyllur aktualisht. Lëvizja e dërgesave me kafshë mund të kryhet vetëm nëse kafshët janë identifikuar si duhet dhe shoqërohen nga një certifikatë e vlefshme për gjendjen shëndetsore të kafshëve. Produktet bujqësore në tregjet e gjelbërta mund të shiten, por natyrisht, është e rëndësishme që të zbatohen rekomandimet e Qeverisë.

MBPEU vazhdon të monitorojë situatën, nëse është e nevojshme me anë të masave ndërhyrëse të menaxhohen  të gjitha situatat të paparashikueshme, në mënyrë që të mbrojmë bujqësinë si një degë strategjike në ekonominë e vendit dhe të mbrojmë fermerët tanë në të ardhmen, në  kushte kur ata nuk mund të ballafaqohen të vetëm me situata të shkaktuara në nivel global.

 

Share