Produkti i brendshëm bruto në vitin 2019 është më i lartë për 3.6%, politikat ekonomike të qeverisë japin një impuls shtesë dhe tejkalojnë projeksionin

7.3.2020 11:00:00


Presidenti i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski së bashku me Ministrin e Financave Nina Angelovska, Ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski në konferencën për shtyp prezantuan të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave të Produktit vendas, i cili në tremujorin e fundit të vitit 2019 në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2018 është më i lartë për 3.4%, dhe rritja totale për vitin 2019 është 3.6% e cila tejkalon normën projektuese prej 3.5%.

"Ne ishim të kujdesshëm dhe me buxhetin fillestar, për vitin e kaluar shkuam me projeksion prej 3.2 rritje, por politikat ekonomike të Qeverisë padyshim që u dhanë impuls shtesë parametrave ekonomike. Ky impuls gjatë gjithë vitit ndikoi në rezultatet ekonomike dhe ato tejkaluan parashikimin. Prandaj, në mes të vitit e korrigjuam atë nga 3.2% në 3.5% ", tha kryeministri Spasovski.

Ai theksoi se realizimi tejkaloi jo vetëm parashikimin e korrigjuar të projeksionit qeveritar, por edhe projeksionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

"Përderi sa ata zvogëluan projeksionin për rritjen e ekonomisë globale, zmadhuan projeksionin për rritjen e ekonomisë maqedonase. Një tjetër fakt është që Maqedonia e Veriut  renditet e teta në listën e 38 vendeve të Bashkimit Evropian dhe rajonit, përpara Bullgarisë, Qipros, Kroacisë, Republikës Çeke, Sllovenisë dhe shtete të tjera anëtare të unionit. Kjo na jep të drejtë të themi se politikat ekonomike dhe financiare të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut janë duke dhënë rezultate dhe ruajnë trendin e rritjes së qëndrueshme të ekonomisë sonë, "tha Spasovski.

Gjithashtu, Kryeministri Spasovski theksoi se qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe koalicioni morën përsipër menaxhimin e shtetit në vitin 2017 në një gjendje recesioni.

“Ne kemi thënë që viti 2019 do të jetë viti i ekonomisë. Shifrat që prezantojmë sot, të ardhura nga Enti i Statistikave Shtetërore, konfirmojnë se kemi pasur të drejtë. Kemi pasur një vit jashtëzakonisht pozitiv në fushën e ekonomisë në vendin tonë, "tha kryeministri Spasovski.

Ai theksoi se përfitimi i menjëhershëm nga rritja e ekonomisë është në favor të qytetarëve me rritjen mesatare të punësimit, pra me krijimin e vendeve të reja të punës.

"Papunësia ka rënë në një nivel historik prej 16.6%, ndërsa punësimi është në nivelin e tij më të lartë ndonjëherë prej 47.9%. Mes tremujorit te katërt të vitit 2019, në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2016, janë 76.2255 të punësuar më shumë, ”tha Spasovski.

Në të njëjtën kohë, Kryeministri Spasovski theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar për ndërtimin e një ekonomie konkurruese.

Ministrja e Financave Nina Angelovska theksoi se kjo qeveri ka arritur të stabilizojë borxhin publik, duke e bërë atë që të jetë më i ulët se vlera e re e krijuar, pra nën rritjen ekonomike.

Në të njëjtën kohë, Angelovska deklaroi se është pozitive që kjo rritje të realizohet përmes një game të gjerë aktivitetesh.

"Kjo tregon se bazat ekonomike janë të pozicionuara mirë për të prodhuar rritje në të gjithë sektorët, domethënë në të gjitha segmentet e ekonomisë. Është parë rritje në ndërtim me 5.9%,në  tregti, transport dhe hotelieri me 4.7%, në bujqësi me 3.8% dhe industri me 3.1% ", tha Ministri Angelovska.

Ajo vuri në dukje se niveli i punësimit është më i larti ndonjëherë, ndërsa shkalla e papunësisë është më e ulta që nga Anketimi i Forcës së Punës.

"Vetëm në vitin e kaluar, numri i të punësuarve është rritur për 38.600. Vitin e kaluar popullsia aktive u rrit me rreth 6.400. Ajo që është veçanërisht pozitive është se midis grupmoshës më të re nga 15-24 vjeç, me nivelin më të lartë të papunësisë, papunësia ka rënë ndjeshëm me 13.8 pikë përqindje në vit dhe tani qëndron në 35%. Inkurajuese është që politikat që ne po zbatojmë janë duke dhënë rezultate dhe shkalla po bie, "nënvizoi Ministri Angelovska.

Ajo theksoi se buxheti ishte i qëndrueshëm, duke shtuar se tendenca e mirë e realizimit vazhdon edhe këtë vit, me rritjen e taksave dhe kontributeve prej 8.3% në dy muajt e parë.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi theksoi se masat e mbështetjes së biznesit po japin rezultatet e pritura dhe në vetëm dy vjet e gjysmë ekonomia është në rrugën e duhur, duke çuar në rritje dhe zhvillim.

"Tremujori i katërt, por edhe viti 2019, është një periudhë e realizimit të plotë të masave dhe aktiviteteve të programeve për inkurajimin e konkurrencës në biznes, por edhe realizimin e plotë të masave nga Plani për rritjen ekonomike dhe politikat reale të përkthyera në masa mbështetëse të biznesit. Si rezultat i masave ne tani mund të krenohemi me shifra të tilla si rritje prej 3.1% në një vit, rritje në tregti prej 4.7%, rritje në bujqësi prej 3.8% dhe rritje të ndërtime 5.9% ”, theksoi Ministri Bekteshi.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski vuri në dukje se bujqësia në prodhimin e brendshëm bruto në vitin 2019 po rritet me 3.8%.

“Në vitin 2019 eksporti i produkteve agroushqimore u rrit me 14.5% krahasuar me vitin 2018. Kjo është vlera më e lartë e eksporteve të produkteve agro-ushqimore ndonjëherë. Deficiti në tregtinë e produkteve agroushqimore ra me 13.8 përqind në krahasim me 2018, ose me një shumë absolute prej 246.6 milion euro në 2018, në 212.6 milion euro vitin e kaluar. Kjo do të thotë që në vitin 2019 importi i produkteve bujqësore është më i ulët për 34 milion euro ”, tha Ministri Dimkovski.

Ai theksoi se duhani mbetet një degë strategjike e eksportit, dhe një rritje e tillë në vlerën e eksporteve të produkteve agro-ushqimore ka ardhur kryesisht për shkak të rritjes së eksportit të duhanit, me 9.3%.

Në të njëjtën kohë, Ministri Dimkovski informoi se eksporti i specave po rritet, i cili në vitin 2019 në krahasim me 2018, është rritur me 22.2% , ndërsa rritje pësoi edhe eksporti i perimeve të konservuara, i cili nga 41.4 milion euro në 2018, vitin e kaluar është rritur në 44.5 milion euro. Një rritje të eksporteve ka edhe tek mollët dhe produkt e tjera kopshtare.

Share